Tommy Lee trondit ndjekësit pasi iu postua një fotografi nudo në Instagram

Ndjekësit e aktorit Tommy Lee kanë mbetur të shokuar teksa në faqen e tij në Instagram është shfaqur një imazh nudo.

Ylli i “Motley Crue”, 59 vjeç, ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit pas publikimit të shfaqjes Disney + Pam and Tommy.

Tani muzikanti ka bërë që të komentohet sërish – pasi një foto nudo u postua në rrjetet e tij sociale.

Foto: Instagram

Të enjten, një fotografi u shfaq në Instagramin e Tommyt me mbishkrimin “Ooooopppsss”.

Ajo tregonte një Tommy lakuriq të ulur në anën e asaj që dukej të ishte një pishinë, me shumë nga tatuazhet e tij – dhe gjëra të tjera – të dukshme.

Është e paqartë se si doli saktësisht fotografia private, nëse Tommy e postoi vetë apo nëse ishte me qëllim apo rastësisht, por një gjë është e sigurt – ka pasur reagime të shumta.

Foto: Getty Images

Fotografia u fshi pak më vonë, përkundër se qëndroi me orë të tëra në Instagram.

Megjithatë, fansat nuk shpërqendroheshin lehtë, me shumicën e komenteve që ngelën të shokuar duke pyetur se çfarë ndodhi.

“Ne kemi nevojë për përgjigje”, shkroi një person.

Foto: Getty Images

“Kështu që ne thjesht do të pretendojmë se asgjë nuk ka ndodhur”, tha një tjetër. /Telegrafi/

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit