PSG nis bisedimet me yllin e United

PSG është e interesuar për të transferuar në “Parc des Princes” yllin e Manchester United, Marcus Rashofrd.

Klubi francez e ka kërkuar anglezin që nga koha që drejtohej nga Mauricio Pochettino. Por, tashmë duket se bisedimet kanë rifilluar, raporton “Sportmail”.

Përfaqësuesit e 24-vjeçarit kanë qenë në Paris ditët e fundit për të diskutuar transferimin e mundshëm te sulmuesit.

Mbetet për t’u parë tani nëse PSG do të zyrtarizojë interesin e tyre për Rashford pas diskutimeve me kampin e tij.

Sulmuesi ka më pak se 12 muaj të mbetur nga marrëveshja e tij ekzistuese me United.

Megjithëse ekziston një opsion për të zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër që do të thotë se klubi i Premier League nuk është nën ndonjë presion të menjëhershëm për të shitur.

Në të vërtetë, interesi nga PSG mund të do të përdoret si levë në negociatat e ardhshme për një marrëveshje të re për Rashford te United. Një skenar për të cilin klubi francez ka të ngjarë të jetë i vetëdijshëm.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit