7.3 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Kurti: Nuk jam antiamerikan

I quan shpifje akuzat se ai edhe “Vetëvendosje” janë kundër amerikanëve dhe perëndimit. “Unë nuk jam servil ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë, e kjo nuk më bën të jem kundër tyre”, thotë ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zeri”.

Madje, sqaron se nuk ka asnjë subjekt në Kosovë që e ka programin më të afërt me idenë dhe me politikat e Obamës sesa Lëvizja “Vetëvendosje”. Nuk e pranon se flirton me rrymat radikale në Kosovë. Madje kritikon Qeverinë duke thënë se “është kjo Qeveri, që e ka bërë Kosovën tokë pjellore edhe për ekstremizëm, kurse tani prirja e saj është të bëjë paqe me Serbinë, e t’i shpallë luftë islamit”.

Për ekstremizmit fetar, thotë se nuk ka më shumë në Kosovë, se në Evropë, por, sipas tij, këtë fenomen Qeveria po e përdor për të mbuluar të zezat e veta. Ai foli edhe për qasjen e ndërkombëtarëve në raport me Serbinë. “Është e tmerrshme se si ndërkombëtarët po e përkëdhelin Serbinë, ndërsa për Kosovën me qasjen e tillë “hajt se durojnë këta’”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Zëri: Në opinion është krijuar përshtypja se ju jeni kundër amerikanëve, kundër perëndimorëve?

Kurti: Më shumë ka politikanë dhe analistë të regjimit që mendojnë ashtu sesa qytetarë të Kosovës…

Më Shumë

Liria vë në shitje fanella për kauzë humanitare në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova

FC Liria ka njoftuar vënien në shitje të fanellave të klubit në kuadër të një iniciative humanitare, në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova. Fanellat janë...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit