16.1 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Kurti për mundësinë e moskandidimit për deputet: Rrethanat kanë ndryshuar, Grenelli e Thaçi kanë darkuar vitin e kaluar

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka përcjell Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), se ai është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vjetët e fundit, dhe se mund të mos i lejohen pjesëmarrja në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

I pyetur për mundësinë e moscertifikimit të tij nga KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti tha se partia e tij ka dorëzuar listën dhe ajo është lista e VV-së.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë”.

Sipas tij, rrethanat në vend kanë ndryshuar, duke përmendur edhe një dark që vitin e kaluar kishte në Kosovë përfaqësuesi special për dialogun me Serbinë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richar Grenell me ish-presidentin Hashim Thaci.

“Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të adaptohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”.

Ai tha se është bartës i listës që i respekton në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Më Shumë

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat paralajmëron Qeverinë e re: Nuk ua falim asnjë minutë

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) nuk do t’i fal asnjë minutë qeverisë në ardhje nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre....

Pacientët nga Shqipëria dynden drejt Spitalit të Prizrenit: Këtu nuk na kërkojnë para

Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër Covid-19 në spitalin e Prizrenit, teksa shtretërit në 4 spitalet Covid ne Tirane janë ezauruar...

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

Vendi mund të zhytet në një krizë institucionale në mungesë të një presidenti konsensual, krejt kjo për faktin se partitë politike nuk janë të...

Kuvendi i Prizrenit s’e miraton huamarrjen nga BERZH-i, Haskuka përplaset me kuvendarët

Kuvendarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të këtij organi me shumicë votash nuk e kanë miratuar propozim-vendimin për huamarrje...

Qeveria spanjolle jep leje për zhvillimin e ndeshjes me Kosovën në Spanjë

Qeveria e Spanjës e ka dhënë lejen për zhvillimin e ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2022 mes Kombëtares spanjolle dhe asaj kosovare në Spanjë, duke...

Kandidatët e mundshëm për të parin e LDK-së nuk e komentojnë kandidaturën e Anton Qunit

Anton Quni deklaroi mbrëmë se do t’i hyjë garës për të parin e LDK’së. Ai premtoi se me të si kryetar, brenda një kohe...

Formula 1 do të rikthehet në Afrikë

Formula 1 synon të rikthehet në Afrikë, aty ku prej vitit 1993 nuk zhvillohet asnjë garë në këtë sport. Ai që po këmbëngul për...

Dy persona në Prizren shpallen fajtorë për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.Sh., dhe A.K., për shkak se me datë 8 korrik 2018, në kohë...

Një i vdekur nga koronavirusi në Prizren

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 368 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat:...

Televizioni italian kronikë Muzeut Etnik Arbëresh

“Rai Calabria” i ka kushtuar vëmendje të veçantë, komunës së shqiptarëve të hershëm të Kalabrisë. Në një kronikë të zgjeruar informative, komunës arbëreshe Civita dhe Muzeut Etnik...

“Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

Këngëtarja kosovare e cila po e zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë kufijve, Mimoza, e ka lansuar videoprojektin e ri me titull “Young Queen”,...

E dashura e Bernardo Silvas “trondit” Instagramin, pozon me bikini rozë

Modelja, Ines Degener Tomaz gjithashtu e dashura e yllit tw Manchester City-t pozon me bikini rozë. Bukuroshja Portugeze, 22 vjeç, thotë se marrëdhënia e saj me Bernardo Silva, 26 vjeç, është “si...

119 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës,...

Propozim-vendimi për huanë nga BERZH-i në vlerë prej 5 milionë eurove procedohet për në Kuvendin e Prizrenit

Komiteti për Politikë e Financa ka proceduar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit propozim-vendimin për marrjen e huasë në vlerë prej 5 milionë eurove...

Doli nga shtypi libri “Zanafilla e rrënjëve tona pellazgët, ilirët –shqiptarët”, i autorit Avdi Ibrahimi

Libri më i ri i shkrimtarit Avdi Ibrahimi, “Zanafilla e rrënjëve tona pellazgët, ilirët –shqiptarët”, ka dalë nga shtypi nën përkujdesjen e shtëpisë botuese...

44-vjeçari vret aksidentalisht të fejuarën para fëmijëve të saj

Një burrë ka qëlluar për vdekje aksidentalisht të fejuarën e tij, disa ditë para martesës së tyre, dhe tashmë po hetohet për vrasje. I dyshuari...

Lajmet e Fundit