10.5 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Ky është mbrojtësi më i mirë në botë sipas Jose Mourinhos

Jose Mourinho e ka cilësuar mbrojtësin e Manchester Cityt Ruben Dias si qendërmbrojtësin më të mirë në futbollin botëror përpara Euro 2020.

Dias, 24 vjeç, është vlerësuar shumë për ndikimin e tij në skuadrën e Cityt sezonin e kaluar pas transferimit të tij prej 65 milionë funteve nga Benfica në shtator të vitit 2020

Qendërmbrojtësi portugez u bë një figurë instrumentale në vijën mbrojtëse të Pep Guardiolas pasi bëri 32 paraqitje në kampionat.

Dias ngriti titullin e Premier Leagës dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë në Angli, por ai nuk arriti të siguronte titullin e Ligës së Kampionëve pas humbjes së Cityt ndaj Chelseat.

Sidoqoftë, ylli i Cityt u emërua lojtari më i mirë i sezonit në Premier League dhe siguroi një vend në Ekipin e Vitit të Ligës Premier PFA 2020-21.

Mourinho, i cili zëvendësoi Paulo Fonseca si menaxher i Romës, e quajti Diasin një qendër mbrojtës fantastik dhe tha se ai është duke arritur një nivel tjetër njohurie nga koha e tij me Cityn.

Menaxheri 58-vjeçar Portugez shkroi për The Sun: “Ruben Dias është qendërmbrojtësi më i mirë në botë tani. Me kalimin e tij në Premier League me Manchester Cityn, ai po merr një nivel tjetër të njohurive.”

“Ai është një qendërmbrojtës fantastik. Dhe pranë tij është Pepe, një 38-vjeçar me shumë përvojë. Kjo mund të jetë një forcë për Portugalinë pasi ata kanë shumë lojtarë të talentuar në sulm.”, tha në fund Mourinho.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Nagacit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Në fshatin Nagac të Rahovecit është shënuar sot 27-vjetori i rënies së dy dëshmorëve dhe pesë martirëve të lirisë, raporton PrizrenPress. Në këtë aktivitet morën...

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Lajmet e Fundit