35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

LDK-ja i kundërpërgjigjet Haskukës: Je i nervozuar me Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas këtij subjekti politik, Haskuka është i nervozuar me partinë e tij.

“Reagimet histerike të Haskukës më nuk mund t’i marr askush seriozisht”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

Haskuka ka akuzuar partitë opozitare për bllokatë, në katër vitet e fundit, transmeton “PrizrenPress”

Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren

Si rezultat i dështimit total në qeverisje, Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i nervozuar me vështirësitë dhe pengesat që i janë vënë brenda partisë për ta fituar të drejtën e rikandidimit, ka kapur shkopin e po i fishkëllon gjithkujt që po i bie në mend.
Pas sulmit që i bëri shoqërisë civile, tash shigjetat i ka drejtuar mbi grupet e kuvendarëve opozitar.

Reagimet e tij histerike më as nuk mund ti merr kush seriozisht, prandaj ne LDK me kandidatin për kryetar, Anton Quni, të qetë po e vrojtojmë krijimin e situatës kaotike në pushtetin lokal dhe në partinë që është në pushtet, me akuzat e paqena e të pabaza, ne as që kemi kohë të merremi.

Kandidati ynë Anton Quni, me një ekip të gjerë profesionistësh, burra e gra, djem e vajza të reja entuziaste e kreativ, do të jetë çdo ditë në teren për të takuar qytetarët e komunës së Prizrenit, për ti njoftuar me platformën tonë dhe për të bashkëbiseduar e inkorporuar kërkesat e nevojat e tyre në këtë pmatformë që do të jetë më e mira në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte.

Ne po bëhemi gati që me mbështetjen e qytetarëve t’ua marrim drejtimin e komunës, sepse Prizreni dhe prizrenasit mezi po presin me i dhënë fund këtij cirku katërvjeçar.
Prizreni nuk e ka merituar një qeverisje të tillë dembele, jokreative e të paaftë që nuk punon asgjë dhe për dështimet e veta shikon e tenton ta gjej fajtorin diku tjeter.

Sipas, Haskukes, gjithkush dhe gjithçka ishte dhe është kundër tij, por asesi ai dhe bashkëpunëtorët e tij të korruptuar e hajna që vec vjedhjes gjë tjetër nuk kanë sjellë në dritë.

Do të ikni të turpëruar e do të mbaheni në mend për qeverisjen e dështuar e të korruptuar dhe më dembelen që nga paslufta.

 

Më Shumë

Selmanaj takon legjendën e sportit prizrenas, Naim Malazezin: Një thesar që frymëzon brezat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me një nga figurat më emblematike të sportit...

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence nuk është vetëm një kompleks modern banesash – është një komunitet i qetë dhe i sigurt në zemër të natyrës, në lagjen...

Lajmet e Fundit