16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Lekaj : Është hapur rruga që çon drejt Restelicës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se pas reshjeve të pandërprera të shiut, situatë shumë e vështirë ka qenë edhe te rruga që të dërgon në Restelicë, komuna e Dragashit dhe duke iu falënderuar kompanisë për mirëmbajtje tani rruga është e hapur plotësisht.

“Vlen të theksohet se po veprohet në të gjitha segmentet rrugore për t’i rikthyer ato në kushtet e normalitetit”, shkruan Lekaj në Fecbook.

Ai gjatë ditës ka inspektuar edhe urën në Smolicë të Gjakovës, e cila ka nevojë për ndërhyrje, transmeton KP.

Lekaj tha se do të regjistrojnë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë nga reshjet e shiut dhe vërshimet e shkaktuara.

“Pikat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente do të riparohen shumë shpejt”, premton Lekaj.

Më Shumë

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Lajmet e Fundit