Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së cilësisë së diagnostikimit e trajtimit të pacientëve.

Dorëzimi i aparatit është bërë nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë.

“Investimet në shëndetësi mbeten prioritet i yni, në funksion të kujdesit më cilësor dhe shërbimeve më të mira për qytetarët e rajonit tonë”, u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit