Nga Qazim Thaçi
Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë më 23 prill 2026, po ashtu në Prishtina.
Por ikja e këtyre dy korifenjve të kombit, ndër personalitetet më të njohura të botës së letrave shqipe, ka një të përbashkët të fuqishme: të dy lanë amanet që varrimet e tyre të bëheshin pa bujë, pa pjesëmarrje jashtë familjes së ngushtë, pa prani mediash, pa pushtetarë dhe pa pompozitet.
Edhe pse në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare ka shumë personalitete të shkencës, kulturës e jetës publike që i kanë njohur nga afër këta dy emra të mëdhenj, pak kush është ndalur seriozisht të analizojë pse ata lanë një amanet të tillë.
Në kuptimin gjuhësor, amaneti është një porosi apo detyrë që i lihet dikujt për ta ruajtur ose për ta përmbushur. Në kuptimin më të gjerë, ai lidhet me besimin, përgjegjësinë dhe obligimet morale ndaj njerëzve. Ndërsa testamenti, në aspektin juridik, është një akt që përcakton vullnetin e fundit të një personi.
Mirëpo, amaneti i këtyre dy personaliteteve mbart një domethënie shumë më të thellë sesa përkufizimet gjuhësore apo juridike.
Ai ka vulën e një zhgënjimi të heshtur, të një qëndrimi që njeriu e shpreh vetëm kur ndien se nuk ka mbetur rrugë tjetër për ta thënë të vërtetën.
Prandaj, amaneti i Teki Dervishi dhe Rexhep Qosja duhet t’i ndalë për të reflektuar jo vetëm institucionet, por gjithë shoqërinë shqiptare. Pse dy nga emrat më të mëdhenj të kombit zgjodhën largimin në heshtje? Pse nuk deshën ceremoni, fjalime e prani zyrtare?
Kjo duket si një porosi e fundit se në Kosovë shumë gjëra nuk funksionojnë mbi parime të vërteta. Edhe vdekja e tyre, përmes këtij amaneti, flet më shumë sesa shumë deklarata publike. Ky shkrim është vetëm një pikënisje për studiuesit dhe intelektualët që të analizojnë këtë “rebelim të heshtur” të dy njerëzve që jetën e tyre e shkrinë për shqiptarinë dhe kulturën kombëtare.
Teki Dervishi, duke mos qenë i përshtatshëm për politikën e kohës së monizmit, u përball me margjinalizim, pasi “shkrimet e tij e helmonin rininë”, siç thuhej atëherë.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Ai punoi mësues në Carrallukë dhe më pas profesor në Viti. Ishte një jetë e rëndë për një krijues të mirëfilltë dhe intelektual të kalibrit të tij. Pas çlirimit të Kosovës, për herë të parë ai shprehu lirshëm mendimet e tij, pa censurë. U zgjodh drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku u angazhua për një teatër gjithëkombëtar, duke bashkuar artistë nga Kosova dhe Shqipëria. Kolumnet dhe shkrimet e tij mbeten margaritarë të letërsisë shqiptare.
Ndërkaq, Rexhep Qosja, para ndarjes nga jeta, kishte lënë një letër ku shprehte amanetin e tij të fundit për nipin, Valjetin. Ai shkruante se nipi ishte kujdesur për të dhe kërkonte që po ai të merrej edhe me varrimin e tij.
Qosja është autor i mbi tridhjetë veprave në fushën e letërsisë, kritikës letrare, publicistikës dhe studimeve shkencore. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ai ishte aktiv edhe në jetën politike dhe në vitin 2000 u nderua me çmimin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë.
Por, mbi të gjitha dekoratat, titujt dhe vlerësimet, amaneti i tij mbetet ndoshta mesazhi më i fortë:
“Varrim pa fjalime, pa lule, pa prani zyrtare.
Marketing
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
