10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Limaj në Malishevë prezanton para veteranëve planin politik në mbrojtjen e vlerave kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka takuar veteranët e Komunës së Malishevës, të cilët i ka njoftuar me programin e këtij subjekti për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas tij mikpritje sipas traditave shqiptare në konakun e Sadri Krasniqit në fshatin Temeqinë të Malishevës.

“Me veteranë të UÇK-së dhe anëtarë të Nismës Socialdemokrate në këtë fshat biseduam për sfidat të cilat e presin vendin dhe rëndësinë jetike që ka për Kosovën procesi i jashtëzakonshëm zgjedhor i 14 shkurtit”, tha Fatmir Limaj.

Ai shtoi se në këtë takim, shpalosi projektin e tyre politik në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare dhe askush më mirë se sa bashkëluftëtarët tanë nuk e kupton rëndësinë e mbrojtjes së këtyre vlerave.

Limaj prezanton para veteranëve planin politik ne? mbrojtjen e vlerave kombe?tare

Më Shumë

Lajmet e Fundit