15.4 C
Prizren
E enjte, 27 Mars, 2025

Limaj përgënjeshtron: Kurrë më me PDK-në

Limaj me  thaqinNISMA mund t’i bashkohet PDK-së në qeverisje, raportuan dje disa media në Kosovë. Por kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj i cili është në koalicion me LDK-në dhe AAK-në, ka demantuar gjithçka përmes agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”.

Sipas Limajt “nëse jeni në rrjedha ne jemi duke punuar dhe intensifikuar aktivitetet të koalicionit tonë të unitetit me zotin Mustafa dhe zotin Haradinaj, për të qeverisur vendin tonë, për avancimin e proceseve, për një vend stabil ku do të funksiononte shteti juridik me synime proevropiane”.

“Ne e kemi kryer muhabetin me Hashim Thaçin dhe partinë e tij PDK-në.

Tek ne më nuk ka kthim mbrapa. Ashtu siç nuk ka kthim mbrapa të situatës së Kosovës para vitit 1999, po ashtu nuk do të ketë kthim mbrapa as të situatës në Kosovë pas 9 qershorit te vitit 2014, kur NISMA, LDK dhe AAK lidhin marrëveshjen për aleancën e re te unitetit, e cila do te sjell qeverisje stabile”, ka pohuar ndër të tjera Limaj duke i quajtur spekulime të disa portaleve satelite të Thaçit, gjoja se do t’i afrohet apo bashkohet PDK-së.

Më Shumë

26 vjet nga masakra mbi familjen Berisha – Akademi përkujtimore për një nga krimet më të rënda ndaj civilëve në Kosovë

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u mbajt një akademi përkujtimore në nderim të 26-vjetorit të masakrës mbi familjen Berisha, një...

Gramos Berisha: Shteti serb na vrau sepse ishim shqiptarë

I mbijetuari i masakrës së Suharekës, Gramos Berisha ka postuar në rrjetin social në përvjetorin e masakrës së Suharekës. Ai tha se ndihet krenar se gjenerata e babait të tij...

Lajmet e Fundit