22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Linda Rama: E vërteta e “sherrit” të Edit me Krastën

Linda Rama-jamais vuLinda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama mohoi dje të ketë pasur një sherr me thyerje gotash mes kreut të qeverisë dhe gazetarit Adi Krasta në një darkë, në një lokal të njohur në kryeqytet.

Duke folur në emisionin “Jamais Vu” të Mustafa Nanos, Linda Rama u shpreh: “Unë kam qenë aty dhe e di ç’ka ndodhur. Jam habitur si është komentuar ajo, sepse aty pati një diskutim, por jo sherr i atyre përmasave që u tha në publik. Ishte një darkë miqsh dhe nuk kishte arsye që të shkonte ashtu. Pati një debat, por jo për role individësh apo mediash të caktuara.

Adi është gazetar, ka mendimin e vet, por nuk është e thënë të mos dëgjojë dhe mendimin e të tjerëve. Mua nuk më ka ndodhur kurrë të ketë një kalim të kufirit etik nga Edi. Debati ishte parimor dhe është çështje tjetër nëse një diskutim bëhet me pasion apo i qetë”, tha mbrëmë Linda Rama në intervistën televizive.

Më Shumë

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Lajmet e Fundit