11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Manekinet kërkojnë 30 mijë dollarë për një natë

Chrissy Teigen-manekeneModelja, Chrissy Teigen, ka zbuluar se sa kushton seksi me manekinet dhe prostitutat elite në Kanë.

Bashkëshortja e këngëtarit, John Legend, e ka pasuruar edhe më shumë intervistën e saj të fundit, duke nxjerrë në pah shumë informata interesante.

Gjatë bisedën me revistën “Du Jour” ia ka zbuluar gazetarit se sa kërkojnë manekinet dhe prostitutat e nivelit të lartë për një natë seksi në qytetin e filmit në Kanë.

“A e keni ditur se në Kanë ekzistojnë lavire, të cilat paguhen deri në 30 mijë dollarë për një natë seksi? Shumë manekine të njohura shkojnë atje vetëm për të fituar para ekstra nga seksi. Unë përfundimisht nuk vlejë 30 mijë dollarë. Nuk kam shumë për të ofruar”, ka zbuluar Chrissy.

Biznesmeni, Elie Nahas, ishte arrestuar në vitin 2007 për shkak të udhëheqjes së zinxhirit të prostitutave elite.

Më shumë se 50 prostituta dhe manekine të nacionaliteteve të ndryshme u ishin ofruar milionerëve nga Lindja e Mesme, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Ai e kishte pranuar për medie se këto vajza në atë kohë kanë mundur të fitojnë edhe deri në 40 mijë dollarë për një natë me seks.

“Arabët janë njerëzit më zemërgjerë në botë. Nëse u pëlqen do të të japin shumë para.

Ata me vete në Kanë marrin para në tufa prej 10 mijë dollarësh. Për ata këto janë vetëm letra. Nuk e pëlqejnë t’i numërojnë. Vetëm ua ofrojnë vajzave pa menduar fare”, kishte rrëfyer Nahas.

Më Shumë

Katër aksidente në Prizren, pesë të lënduar

Katër aksidente të trafikut kanë ndodhur dje në Prizren. Pesë persona janë lënduar. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë, përcill “PrizrenPress”.   AKSIDENT...

Aksidentohen tri vetura në Prizren, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar dje në një aksident trafiku në Prizren. Në aksident janë përfshirë tri vetura , përcjell “PrizrenPress”. https://prizrenpress.com/asociation-loyola-gymnasium-shpall-konkurs-per-regjistrimin-e-nxenesve-te-rinj/ Rr. Enver Hadri , Prizren 28.03.2023-17:42...

Babait

Lajmet e Fundit