24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Lirohen nga akuzat për korrupsion dy zyrtarët e Komunës së Mamushës

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues për Cafer Morinën  ish-drejtor i Arsimit në Mamushë dhe Rifat Krasniç, drejtor i shkollës “Ataturk”, të dy të akuzuar për korrupsion.

Morina dhe Krasniç, akuzoheshin nga prokuroria se kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare duke punësuar pa konkurse disa mësimdhënës në shkollat e Mamushës.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, raporton “Betimi për Drejtësi”

Sipas arsyetimit të shkurtër të kryetarit të trupit gjykues, Xheladin Osmani, pas analizimit të provave të paraqitura nga palët në këtë gjykim, gjykata gjeti se Komuna e Mamushës ka pasur memorandum rreth kontratave të lidhura me Ministrinë e Arsimit dhe se këtë e kanë vërtetuar edhe dëshmitarët gjatë seancave të kaluara, e po ashtu edhe vet Kryetari i Mamushës.

Gjykata i njoftoi palët prezente se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Cafer Morina si Drejtor i Arsimit në Komunën e Mamushës dhe Rifat Krasniç si Drejtor i Shkollës “Ataturk” akuzoheshin se në periudhën kohore 1 nëntor 2020 – 23 nëntor 2020, në kohë të pacaktuar, duke shfrytëzuar detyrën ose autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre, me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër Ramadan Shanli, duke mos zbatuar qëllimisht ligjin mbi punësimin.

Sipas aktit akuzues, këtë e kanë bërë në atë mënyrë që të pandehurit themelojnë marrëdhënie pune me mësimdhënësit Kenan Morina dhe Fahri Morina në shkollën e mesme “Ataturk”, si dhe i akuzuari i parë Cafer Morina themelon marrëdhënie pune edhe në shkollën fillore “Anadolu” me mësimdhënësen Hysnie Qabrati dhe në shkollën “Zybejde Hanem” me mësimdhënësin Shakir Mazrek, pa zhvilluar procedurë konkursi dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës, konkretisht nenin 8.

Me këto veprime, Cafer Morina dhe Rifat Krasniç akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Më Shumë

Policia shqipton gjobë për zjarrvënie në Malishevë – apel për parandalim të djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Malishevë është duke ndërmarrë masa të vazhdueshme për të parandaluar djegiet që, sipas tyre, shkaktojnë...

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lajmet e Fundit