Kur dukej se Arthur Melo do të mbetej te Juventusi, më në fund ka ardhur një lajm i mirë për lojtarin dhe klubin italian.
Zonja e Vjetër nuk e kishte në plane për sezonin e ri, derisa nuk kishte oferta konkrete për brazilianin.
Por në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Liverpooli ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e brazilianit.
Do të jetë një huazim i thjeshtë me Liverpoolin që nuk e ka të drejtën e blerjes.
Braziliani është nisur drejt Anglisë ku do t’i kryej testet mjekësore pasdite.
26-vjeçari me të marrë një telefonatë nga Liverpooli ka pranuar menjëherë huazimin në Anfield. /Telegrafi/