6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Magani tregon synimin e Lirisë

Liria nesër është mirëpritëse e Gjilanit në ndeshjen e javës së 29-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Prizrenasit në javët e fundit e kanë humbur hapin me skuadrat që luftojnë për titull të kampionit dhe tani e kanë një synim tjetër.

Sulmuesi, Artur Magani, beson se skuadra e tij do t’i arkëtojë tri pikë të reja.“Atmosfera në skuadër është e mirë dhe të gjithë jemi të vendosur që nesër të shënojmë fitore. Tani që dy skuadrat e para janë shkëputur me pikë, objektivi ynë është pozita e tretë, të cilën besoj se do ta arrijmë”, ka thënë Magani për Insporti.com.

Sulmuesi i Lirisë është në garë edhe për epitetin e golashënuesit më të mirë. “Do të mundohem që deri në fund të kampionatit të shënoj sa më shumë gola për veten dhe për skuadrën, ndërsa sa i përket dilemës se kush do të jetë golashënuesi më i mirë, unë nuk e kam fare atë problem”, ka shtuar Magani.

Aktualisht ai është i katërti në renditjen e golashënuesve me 11 gola, dy më pak se John Oto John i Trepçës ’89, Mirlind Daku i Llapit dhe Kastriot Rexha i Dritës.

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë...

Lajmet e Fundit