Pompeo: Rusia e Turqia të tërhiqen nga blerja e raketave ‘S-400’

Vetëm një ditë pasi u konfirmua në detyrën si Sekretar Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka udhëtuar drejt Brukselit, për të ndjekur punimet e samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me marrëveshjet ushtarake mes Rusisë dhe Turqisë, teksa ka kërkuar nga këta të fundit, të tërhiqen nga blerja e raketave ‘S-400’, përcjell kp.

Në një takim me homologun turk, Pompeo ka shprehur shqetësimin për blerjen e raketave ruse tokë-ajër nga Ankaraja, duke argumentuar se nuk përputhen me kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.

Gjithashtu, sekretari i Shtetit ka ngritur shqetësimin e Uashingtonit për burgimin e Pastorit amerikan Andrew Brunson, që ndodhet në një burg të Turqisë që prej dhjetorit të vitit 2016, si dhe për shtetas të tjerë amerikanë të arrestuar.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit