5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Malisheva e Suhareka, asnjë rast me COVID -19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 353 analiza të bëra sot, 37 qytetarë kanë dalë me Covid-19.

“Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast”, ka thënë ai, duke njoftuar se janë shënuar edhe 21 raste si të shëruar nga virusi.

“Por, kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja. Ata presupozohet që e kanë marrë këtë virus të paktën 2 javë më herët, pra në fillim të prillit, nga kontaktet e tyre.”.

“Masat mbrojtëse janë përnjëmend shpëtim. Distanca e ruajtur dhe me miqtë apo të afërmit është përnjëmend mbrojtje. Nuk koritemi nëse i bëjmë zakone këto rregulla shëndetësore. Përkundrazi i mbrojmë familjarët dhe miqtë”.

Më Shumë

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Lajmet e Fundit