4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

MASH me thirrje për kujdes në shkolla, paralajmëron mbyllje nëse përkeqësohet gjendja

Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu ka bërë thirrje menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për kujdes të shtuar në shkolla, në oborret e shkollave dhe në afërsi të tyre, në mënyrë që të jepet kontributi nga të gjithë për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

MASH në një deklaratë për media gjithashtu kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, MSH-së dhe Udhëzuesit për organizmin e mësimit në kushte pandemie.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, paralajmëroi se nëse situata pandemike përkeqësohet,mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.

“MASH kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASH”.

Mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha niveleve parauniversitare të Republikës së Kosovës, niveli parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë mund t’i përcjellin regjistrimet e përmbajtjeve mësimore në platformën e Shqipërisë www.akademi.al, ku me rastin e regjistrimit duhet përzgjedhur Kosovën si vendi ku zhvilloni mësimin, ndërsa qasja në këtë platformë duhet konfirmuar përmes e-mailit.

Më Shumë

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Xhoxhaj sonte synon të mbrojë për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU)

Ka nisur mbrëmja e madhe e boksit në Lahr të Gjermanisë. Duelit kryesorë mes boksierit kosovar Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhani, i paraprinë disa...

Lajmet e Fundit