19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Maturantët sot i nënshtrohen provimit të maturës

Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të maturës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Kjo ministri bëri të ditur se provimi i Maturës këtë vit do të organizohet në 171 Qendra të Testimit, derisa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.

“Me qëllim që Provimi i Maturës të realizohet sipas rregullave dhe standarteve të përcaktuara, Këshilli Shtetëror i Maturës në takimin e mbajtur sot ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit që të jenë në nivel të përgjegjësive të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Provimi i Maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30, ndërsa administruesit duhet të arrijnë në Qendrat e Testimit më së voni në ora 9:00./

Shkollat e Prizrenit i plotësojnë të gjitha kushtet për mësim

Më Shumë

AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen...

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Lajmet e Fundit