8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shkollat e Prizrenit i plotësojnë të gjitha kushtet për mësim

Nuk ka shkollë në Prizren që nuk i plotësojnë kushtet për mësim. Shumica prej tyre ofrojnë standarde të larta për nxënësit.

Zyrtari i lartë për standarde dhe vlerësim në Drejtorinë e Arsimit në Prizren, Isuf Kurtaj, tregon se kjo drejtori vazhdimisht punon për plotësimin e kushteve të shkollave.

Ai, në një intervistë për “Rreze Dielli”, dhënë nxënësve të klasës së V- 6, të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, ka folur për mënyrën e funksionimit të shkollave në Prizren.

Intervista e nxënësve me Kurtajn, është realizuar me ndihmën e mësues së klasës, Mirindete Mejzini, në kuadër të projektit të shkollës.

“Rreze Dielli”: Z. Kurtaj, sa shkolla janë gjithsej në Prizren dhe sa prej tyre janë fillore?

Kurtaj: Në komunën e Prizrenit janë 58 shkolla. Pesë shkolla janë të mesme, kurse 53 të tjera janë fillore.

“Rreze Dielli”: Në shkollat fillore, sa është numri i nxënësve që vijojnë mësimin?

Kurtaj: Në shkollat fillore mësimin e vijojnë 22600 nxënës. Për shkak emigrimit, numri i nxënësve ndryshon nga viti në vit.

“Rreze Dielli”: Cila është shkolla më e madhe në Prizren dhe sa nxënës ka?

Kurtaj: Shkolla më e madhe në Prizren është shkolla “Motrat Qiriazi” më 1420 nxënës. Kjo shkollë ka mbetur më e madhja pas ndarjes së shkollës “Abdyl Frashëri” dhe “Lekë Dukagjini”. Shkolla “Abdyl Frashëri” ka qenë më e madhja në Prizren, pastaj shkolla “Lekë Dukagjini”. Këto dy shkolla janë ndarë në dysh, prandaj aktualisht ka mbetur shkolla “Motrat Qiriazi” më e madhja në Prizren.

“Rreze Dielli”: Në cilat shkolla janë duke vijuar mësimet komunitetet pakicë?

Kurtaj: Në Prizren, përveç komunitetit shumicë, mësimin e vijojnë edhe nxënësit e komuniteteve pakicë, përkatësisht komuniteti turk dhe boshnjak. Në fshtrat e Zhupës mësimin e vijojnë në masën më të madhe nxënësit e komunitetit boshnjak , por edhe në shkollat brenda në qytet. Po ashtu nxënësit e komunitetit turk, mësimin e zhvillojnë në disa shkolla.

“Rreze Dielli”: A përfshihet gjithëpërfshirja në këto shkolla dhe si funksionon ajo?

Kurtaj: Gjithëpërfshirja është koncept shumë i gjerë. Një nga elementet e gjithëpërfshirës janë edhe shkollat ku zhvillohet mësimi i komuniteteve . Përgjithësisht në të gjitha shkollat e Prizrenit ekziston gjithëpërfshirja në procesin mësimor.

“Rreze Dielli”: Ai i plotësojnë të gjitha këto shkolla kushtet minimale për mësim?

Kurtaj: Sigurisht që të gjitha shkollat e Prizrenit i plotësojnë kushtet minimale për mësim. Disa shkolla kanë standarde të larta të infrastrukturës, mirëpo Drejtoria e Arsimit punon vazhdimisht që t’i plotësojë kushtet në ato shkolla ku për shkak rrethanave të ndryshme standardi është më i ulët.

“Rreze Dielli”: Faleminderit shumë për intervistën !

Kurtaj: Ishte një ndjesi e veçantë. Ishte kënaqësi e madhe që u përballa me dy nxënës të talentuar. Unë vetë kam punuar gazetar dhe kam bërë me qindra intervista, por dua t’ju them se formën se si e keni zhvilluar intervistën ishte mbresëlënëse dhe ju përgëzoj.

Intervistuan: Flandra Çoçaj dhe Art Krasniqi

Pjesë nga intervista

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Më Shumë

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Lajmet e Fundit