I dhanë alkool dhe i humbi vetëdija, nëna në Prizren: Vajza ime u keqpërdor seksualisht

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një 29-vjeçare dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga dy persona.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar nëna e saj, sipas të cilës vajza e saj nuk ishte në gjendje të mirë dhe dyshonte se dikush e ka keqpërdorur seksualisht gjatë natës.

Njësitet policore kanë intervistuar menjëherë edhe 29-vjeçaren, e cila para hetuesve ka deklaruar se një person e kishte marrë atë dhe kishin shkuar në Nashec, ku kishin konsumuar pije alkoolike, si pasojë e së cilës ajo ka humbur vetëdijen.

Më t’u zgjuar nga gjumi, 29-vjeçarja kishte parë afër vetes dy persona të zhveshur, për të cilët dyshon se e kanë keqpërdorur seksualisht, por që nuk ka arritur që t’i identifikojë personat e dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Sulm seksual’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që të kapen personat e dyshuar.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit