24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

“Mbappe e ka rezervuar një banesë në Madrid”

Kylian Mbappe pritet të jetë emri më i përfolur i afatit kalimtar të janarit, i cili ka nisur sot.

Ylli francez është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe qysh tash rregulloret ia lejojnë të bëjë parakontratë me një klub tjetër, të cilit do të mundë t’i bashkohej nga vera e ardhshme, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.

E krejt rrugët përfaqësuesin francez e çojnë kah Madridi, ku mund të përfundojë pas disa muajsh, për ta realizuar kështu ëndrrën e kamotshme.

Emisioni sportiv “El Chiringuito” e ka hedhur “bombën” duke raportuar se “Mbapppe e ka rezervuar një vendbanim në Madrid, por që asgjë nuk është zyrtare”.

Ish-futbollisti i Monacos qe disa vite ishte pranë transferimit në “Santiago Bernabeu”, por në fund gjithçka dështonte.

Madje, në verën e vitit 2022 dukej si punë e kryer, por më pas lojtari e ndërroi mendjen dhe e vazhdoi kontratën me parisienët për dy vjet, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

E këtë të fundit nuk e shfrytëzoi ai, kështu që kontrata natyrale do t’i skadojë në verën që vjen.

PSG-ja po e bën të pamundurën për ta bindur lojtarin që ta vazhdojë kontratën duke u bërë ofertë stratosferike.

Por, duket se Mbappe është i vendosur për t’u transferuar në Madrid, ku do ta përbënte një treshe të frikshme të sulmit me Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

Më Shumë

Kastrati: Viti 2026 do të jetë vit i përkushtimit për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në dëgjimet publike në vendbanime për hartimin e buxhetit për vitin 2026. Ai ka theksuar...

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Lajmet e Fundit