16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mbappe kritikon presidentin francez për ‘mungesë respekti’ ndaj Zidanes

Sulmuesi i Francës dhe Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i ka dalë në krah Zinedine Zidanes, pasi presidenti i federatës së futbollit francez, Noel Le Graet, tha se nuk do të përgjigjej në telefon nëse ish-mesfushori do ta thërriste për të diskutuar për çështjen e trajnerit të kombëtares.

Federata e Futbollit të Francës(FFF) njoftoi të shtunën se trajneri aktual, Didiel Deschamps, do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kombëtares pas dy finaleve të njëpasnjëshme të arritura në Botëror, ku këtë të fundit në Katar e humbi ndaj Argjentinës në finale.

Legjenda e futbollit francez, Zidane, ishte i preferuari për ta pasuar Deschampsin, para se të vendosej për të vazhduar me trajnerin aktual.

Zidane : Le Graët reconnait des «propos maladroits» et lui présente ses ...

Kur u pyet nëse Zidane do ta udhëheqë Brazilin, Le Graet për RMC, tha: “Nuk më intereson fare, ai mund të shkojë ku të dojë.”

“E di shumë mirë se Zidane ishte gjithmonë në radar. Ai kishte shumë mbështetës, disa ishin duke pritur largimin e Deschamps. Por, kush mund t’i bëjë sharje serioze Deschampsit? Askush. Ai [Zidane] bën atë që do, nuk është puna ime. Nuk e kam takuar kurrë, nuk e kemi menduar kurrë të ndahemi me Didierin. Ai mund të shkojë ku të dojë, te cilido klub … Nëse Zidane do të përpiqej të më kontaktonte? Sigurisht që jo, as që do ta merrja telefonin.”

Ndërsa Mbappe, ylli i kombëtares franceze me të dëgjuar këto fjalë reagoi, duke thënë se Zidane është Franca dhe ne nuk duhet të kemi mungesë respekti për një legjendë si ai.

“Zidane është vetë Franca, nuk duhet të kemi mungesë respekti për një legjendë si ai”, tha Mbappe në një postim në Twitter.

Le Graet kërkoi falje për komentet e tij të bëra, duke thënë se ato fjalë nuk tregojnë se çfarë ai mendon në të vërtetë për Zidanen, për lojtarin dhe njeriun që është.

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Lajmet e Fundit