13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mbi dy mijë e 200 gjoba brenda javës për shkelësit e rregullave të trafikut në Prizren

Policia e Kosovës, ka zhvilluar aktivitete javore në komunikacionin rrugor në rajonin e Prizrenit, kështu duke shqiptuar mbi dy mijë gjoba

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete rrugore në qytetin e Prizrenit.

Brenda një jave, policia ka shqiptuar gjithsej 2296 gjoba për mosrespektuesit e rregullave të trafikut rrugor.

“Drejtoria rajonale e  Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 26.03.2024-01.04.2024 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dy mije e dyqind e nëntëdhjete e gjashtë  (2296) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor”, shkruhet në njoftim.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i tridhjetë (33) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetimi i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për trembëdhjetë (13) ngasës,

Policia do të vazhdojë të jetë në terren që të parandalojë edhe aksidentet.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren  vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng. Rasti ka...

Prizren Fest Kids: Fëmijët punojnë për përrallën “Karrota e Shëndoshtë”

Prizren Fest Kids ka nisur me shumë ngjyra dhe buzëqeshje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, me lojra e punime të ndryshme për më...

Lajmet e Fundit