5.2 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Me kryetarin Begaj krah nesh, fitorja e Nismës në Malishevë do të jetë më bindëse!

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka marrë mbështetjen nga kryetari aktual i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Miku im i mirë, z. Begaj, u shpreh i lumtur dhe më dha gjithë përkrahjen e tij për kandidaturën time për të parin e komunës së Malishevës”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit në “Facebook”:

Jam tejet i lumtur që, gjendja shëndetësore e kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj, po përmirësohet çdo ditë e më shumë, në mënyrë që ai të kthehet sa më parë në shërbim të qytetarëve të komunës dhe në përkrahje të familjes sonë politike.

Kryetari Begaj, të cilin sot e takova, pa asnjë dyshim është kryetari më i suksesshëm i Komunës së Malishevës, që për 8 vite radhazi ka qenë shembull i një qeverisje të mirë e transparente, duke qenë pranë qytetarëve tanë në situata të mira e të vështira.

Miku im i mirë, z. Begaj, u shpreh i lumtur dhe më dha gjithë përkrahjen e tij për kandidaturën time për të parin e komunës së Malishevës.

Kryetarit Begaj, njëherit drejtuesit historik të Nismës në Malishevë, i shpreha gjithë gatishmërinë time dhe të përkrahësve tanë se me emër të Zotit, pas 17 tetorit do të vazhdojmë më jetësimin e projekteve në proces, si dhe do të iniciojmë edhe shumë projekte të reja që për synim do të kenë mbështetjen e të rinjve dhe çdo kategorie shoqërore në komunën tonë.

Kryetari Begaj është njeriu që ka lënë gjurmë në zhvillimin e komunës së Malishevës dhe ne patjetër që po ato gjurmë të zhvillimit e përparimit do t’i ndjekim. Me ty pranë nesh, NISMA do të jetë më e fortë, kryetar i nderuar!

Ekrem Kastrati

Kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës nga NISMA Socialdemokrate.

Më Shumë

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Lajmet e Fundit