Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit ’74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas.

Skuadra prizrenase u përball me një presion të madh nga vendasit, të cilët krijuan disa raste të mira shënimi gjatë ndeshjes. Në minutën e 33-të, Feronikeli ’74 arriti të shënojë me Shpresim Zogun, por goli u anulua për faul ndaj Mateo Qarrisë gjatë aksionit, raporton PrizrenPress.

Një tjetër moment i diskutueshëm ndodhi në pjesën e parë, kur vendasit kërkuan penallti pas një ndërhyrjeje në zonë, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari vendosi që loja të vazhdojë pa akorduar penallti.

Në pjesën e dytë, Liria u përpoq të mbajë ekuilibrin në fushë dhe të rrezikojë përmes kundërsulmeve, ndërsa vendasit vazhduan të kërkojnë golin e epërsisë. Megjithatë, deri në fund të takimit rrjetat mbetën të paprekura.

Me këtë barazim, Liria rikthehet nga kjo transfertë me një pikë të vlefshme në garën e kampionatit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit