Merkel flet për skandalin e përgjimeve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori në mbrojtje Agjencinë e Shërbimeve Sekrete (BND), pas akuzave se ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara për të spiunuar kompanitë europiane. Duke folur për herë të parë publikisht për akuzat, ajo tha se do të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Hetimor parlamentar, ku do të paraqesë të gjithë detajet e nevojshme.

Zëvëndës/kancelari gjerman Sigmar Gabriel, udhëheqësi i partisë socialdemokrate, SPD bëri thirrje për një hetim të gjerë. Ai kërkoi që lista e numrave të telefonit apo adresave të Internetit, që i janë dorëzuar shërbimeve sekrete gjermane nga NSA, duhet t’i dorëzohen Komisionit Hetimor të parlamentit gjerman. BND ka spinuar Ministrinë e Jashtme franceze, pallatin presidencial, Komisionin Europian dhe grupin Airbus. Kur Merkel u vu në shenjestër të përgjimeve amerikane në vitin 2013, ajo tha: “miqtë nuk duhen spiunuar”. /Tv Klan/

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Lajmet e Fundit