13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjykata Speciale votohet në fund të muajit

Amendamentet për ndryshimet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale pritet të jenë para ligjvënësve kosovarë javën që vjen. Gazeta “Zëri” merr vesh se Kuvendi i Kosovës do të votojë përfundimisht Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të luftës së UÇK-së në fund të këtij muaji. Ndonëse ishte paraparë që këtë javë, deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i kenë para vetes amendamentet për ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale, ato nuk janë futur në rend dite, meqenëse Komisioni për Legjislacion ende nuk ka bërë shqyrtimin e tyre.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka deklaruar gazetës “Zëri” se javën e ardhshme pritet që amendamentet të jenë për shqyrtim.

“Pritet javën e ardhshme. Është koha më e mirë dhe do të shikojmë. Ne do të procedojmë në bazë të institucioneve. Ajo çka është kryesore është se çdo vendim që do ta marrim, ajo do të jetë shumë transparente”, ka thënë ai. Sipas tij, është e rëndësishme që për këtë çështje të ruhet konsensusi nacional dhe partneriteti me faktorin ndërkombëtar. Kreu i legjislativit, ndërkaq bëri të ditur se amendamentet për Gjykatën Speciale janë për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion. “Ne jemi duke i respektuar të gjitha procedurat, jemi shtet i pavarur. Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë shumë të përgjegjshëm për këtë çështje, dhe sapo ta marrim nga Komisioni për Legjislacion dritën jeshile ne do të procedojmë”, tha Veseli.

I pari i Kuvendit, ndërkaq, mohoi që Kuvendi i Kosovës të jetë para një presioni të madh për miratimin e Gjykatës Speciale.

“S’ka presion, por ka partneritet dhe bashkëpunim. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të ruhet konsensusi nacional rreth kësaj çështjeje, por në të njëjtën kohë të ruhet partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Më Shumë

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit