Mësimdhënësi nga Suhareka kërkon pagesën e shujtave ditore dhe pagat jubilare

Mësimdhënësi i Shkollës “28 Nëntori” në fshatin Doberdelan të Komunës së Suharekës, Haxhi Gallapeni ka paditur Komunën e Suharekës, respektivisht Drejtorinë e Arsimit, duke kërkuar kompensimin për shujtat ditore dhe shpërblimin jubilar, në shumë prej 1 mijë e 595 euro.

Lidhur me padinë, të premtën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë është mbajtur seanca kryesore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I autorizuari i paditësit, avokati Fitim Gashi ka thënë se mbetet në tërësi pranë padisë dhe kërkespadisë duke bërë precizimin e saj.

I autorizuari i të paditurës Komunës së Suharekës, avokati Qazim Hasanaj ka thënë se kërkesën e paditësit e kundërshtojnë në tërësi pasi që e njëjta sipas tij, është e pasafatshme.

Gjyqtari Shaban Zeqiraj ka vazhduar me procedurën e provave duke bërë shiqimin në kërkesën e të autorizuarit të paditësit drejtuar të paditurit, në përgjegjen e të paditurës me numër 05 Nr.708, në vërtetimin me numër të protokollit 17/2020, gjithsej 420 ditë pune si dhe në kontratën e punës me numër të protokollit 68/18.

Në fjalën përfundimtare, i autorizuari i paditësit avokati Fitim Gashi ka kërkuar që t’i aprovohet padia në tërësi, ndërsa në emër të shpenzimeve të procedurës ka kërkuar shumën prej 256 euro.

Ndërsa i autorizuari i të paditurës, Komunës së Suharekës avokati Qazim Hasanaj ka kërkuar nga gjykata që të njejtën ta refuzoj si të pasafatshme.

Sipas padisë, mësimdhënësi Haxhi Gallapeni ka 27 vite që punon në Shkollën “28 Nëntori” në fshatin Dobërdelan, të Komunës së Suharekës dhe nga e paditura po kërkon kompensimin e shujtave ditore nga 2 euro për çdo ditë pune për periudhën 18 prill 2017, e deri më 26 shkurt 2020, në shumë prej 842 euro, me kamatë ligjore 8% nga momenti i dorëzimit të padisë në gjykatë e deri në pagesën definitive. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit