4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Biden rifillon punën, pasi i dha përkohësisht kompetencat presidenciale Harrisit

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden ka rifilluar punën pas një vizite mjekësore që zhvilloi më herët gjatë ditës, çka bazuar në Kushtetutë, i kërkon atij të transferojë kompetencat tek nënpresidenti.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se si pjesë e një vizite rutinë mjekësore, presidenti kreu një kolonoskopi, gjatë së cilës do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë. Kushtetuta, kërkon që ai t’i transferojë zyrtarisht kompetencat tek nënpresidentja, Kamala Harris, e cila u bë gruaja e parë me pushtetin presidencial në SHBA.

Në një konferencë shtypi të premten, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti telefonoi zonjën Harris rreth orës 11:35 të paradites me orën lokale, për t’i bërë të ditur asaj se vizita kishte përfunduar dhe se ishte me humor të mirë e gati për të marrë detyrën.

Psaki tha se ekipi mjekësor po përgatiste një përmbledhje me shkrim mbi shëndetin e presidentit, që do të publikohet në media më vonë gjatë ditës së premte.

Kjo është vizita e parë mjekësore e rregullt që Biden kryen në detyrën e Presidentit. Vizita u krye në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed, që ndodhet në Bethesda të shtetit të Merilendit.

 

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit