4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Messi fjaloset dhe e akuzon gjyqtarin e “El Clasicos” !

Si zakonisht, edhe ky “El Clasico” nuk kalon pa polemika dhe në mesin e tyre këtë herë futet edhe argjentinasi Lionel Messi.

Sipas mediave spanjolle, thuhet se në një moment gjatë ndeshjes, Messi iu është drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Alejandro Hernandez, duke i folur shumë ashpër dhe e gjitha kjo ka ndodhur në korridorin që të çon në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë.

Argjentinasi kishte ankesa për ndëshkimin me karton të kuq të Sergi Robertos për një goditje në fytyrë ndaj Marcelos.“Carrusel Deportivo” dhe “AS” bën me dije se frazat e yllit të Barcelonës kanë qenë këto: “Po e bën në brekë, po e bën në brekë, po e bën në brekë! Po i fal gjëra Realit”.

Sergio Ramos e konfirmoi këtë lajm, duke thënë se Messi i foli arbitrit Hernandez Hernandez gati një minutë, edhe pse e kishte një karton të verdhë.

Kjo “El Clasico” përfundoi 2-2 dhe përveç se Reali nuk mundi t’ia prishë rekordin Barcelonës (pa humbje), humbi edhe Cristiano Ronaldon, i cili u dëmtua në pjesën e parë dhe tani do të luftojë me kohën për t’u rikuperuar për finalen e Champions League.

Më Shumë

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Derbi Bashkimi–Trepça nesër në Prizren

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë vikend me përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat...

Lajmet e Fundit