Arrestohen 3 kosovarë në Serbi

Në kufirin ndërmjet Serbisë e Bosnje e Hercegovinës në një autobus janë kapur mbi 42 kg drogë të llojit marijuhane në 40 pako, ndërsa janë arrestuar 3 persona.

Të tre janë qytetarë të Kosovës, 2 prej tyre shoferë të autobusit, transmeton GazetaMetro.net

Droga u gjet në hapësirat ndërmjet pjesëve të bagazhit në pikën kufitare Batrovci , ka njoftuar policia serbe.

Të arrestuarit janë S.M. 30 vjeç, I.M. 63 vjeç ehe A.F. 60 vjeç nga Kosova, të cilëve i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Ndaj tyre pritet të ngritet aktakuzë për prodhim të paautorizuar dhe vënie në qarkullim të mjeteve të drogave, shkruan në njoftim. /gazetametro.net

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit