3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Mijëra veta brenda javës shkelin ligjin në trafik

Policia-rrugoreQe gati dy javë qyshkur ka filluar plani policor “Java e sigurisë” policia ka shqiptuar 17 mijë e 773 gjoba ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas llogaritjeve i bie që nga 1 maji, brenda ditës, të jenë gjobitur mesatarisht rreth 1 mijë e 270 persona.

Vetëm në rajonin e Prishtinës, sipas të dhënave policore, janë shqiptuar gati gjysma e këtyre tiketave për kundërvajtje që arrijnë shifrën në mbi 7 mijë e 200 sosh.

Tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar mbetet kundërvajtja më e shpeshtë. Në javën e parë të këtij plani, nga të dhënat policore, del të jenë shqiptuar mbi 3 mijë e 400 gjoba për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar/koha ditore/

Më Shumë

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës...

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

Lajmet e Fundit