18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rreth dy mijë kandidatë për 120 vende

PDK-fushatLëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratik e Kosovës, kanë qenë dy subjektet që tre minuta para orës 24:00, i kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve që synojnë të fitojnë mandate në Kuvend. Pikërisht në këtë kohë edhe është mbyllur afati ligjor për të aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje. Këtë radhë është vërejtur dukshëm numër më i vogël i partive krahasuar me zgjedhjet e kaluara të viti 2010. Përfshirja e partive të vogla në koalicione me parti të mëdha ka reduktuar numrin e subjekteve.

Në zgjedhjet e 8 qershorit zyrtarisht pritet të garojnë 31 subjekte, prej tyre 19 parti politike, 7 nisma qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione. Të gjitha këto subjekte çojnë në rreth dy mijë numrin e kandidatëve të cilët synojnë të fitojnë mandat të deputetit nga 120 vendet sa janë të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Partitë kanë afat deri më 24 maj që të ndërhyjnë në listat e prezantuara, pasi në afatin e parë jo të gjitha i kanë dorëzuar listat e plota.

Zyra e Regjistrimit të Partive politike ka qenë e stërngarkuar gjatë ditës së premte, po aq të zëna kanë qenë edhe partitë politike me përgatitjen e listave. Ajo që më së shumti ka pasur punë në këtë drejtim ka qenë Partia Demokratike e Kosovës, pasi Këshilli i Përgjithshëm i këtij subjekti ka diskutuar me orë të tëra derisa ka vendosur për përbërjen e listës prej 110 kandidatëve. Kjo parti nuk e ka bërë publike listën e plotë duke e mbajtur sekret, ndërsa kanë qarkulluar vetëm 10 emra../tribuna/

Më Shumë

Sulmoi gruan dhe djalin e tij të mitur, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të...

Lajmet e Fundit