17.8 C
Prizren
E martë, 21 Shtator, 2021

Ministri Çeku i dërgon telegram ngushëllimi familjes së piktorit Zef Toçi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së piktorit Zef Toçi.

Telegram ngushëllimi:

E nderuar familje Toçi,

Me pikëllim sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur, Zef Toçi dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Sot vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë. Maestro Toçi ka qenë një prej artistëve që dha kontribut të lartë në kulturën tonë, veçanërisht në fushën e artit pamor, duke ngritur dhe jetësuar vlerat tona kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.

I diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Bruksel më 1972, tregoi talentin e tij duke u dekoruar medalje nga Mbretëria Belge.

Ai realizoi me sukses shumë ekspozita arti brenda dhe jashtë vendit. Duke jetuar dhe punuar në Prizren, me stilin surrealist në shprehësinë e tij artistike, piktori Toçi, kontribuoi në ngritjen e vlerave artistike të kulturës së Kosovës në përgjithësi. Ne do ta kujtojmë gjithmonë si shembull për punën, atdhedashurinë dhe mirësinë e tij. Ndërsa krijimtaria që ka lënë pas do tu shërbejë gjeneratave të tëra.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Zef Toçit.

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Një nënë nga Prizreni ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur në mëngjesin e së martës është larguar nga shtëpia dhe...

Vajzat e Kosovës me suksese edhe në karate

Rinesa Osmani nga klubi i karatesë “Fushë Kosova”, këtë fundjavë është shpallur nënkampione në kategorinë junior deri në 59-të kilogramë, në Ligën Botërore të...

22 vjet nga themelimi i TMK-së

Sot bëhen 22 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i...

Javë me mot të ndryshueshëm, sot reshje shiu

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe në fundjavë parashihen...

Peja me fitore të lehtë ndaj Bashkimit

Peja ka shënuar fitore të lehtë kundër Bashkimit 86:51 (19:5, 20:15, 24:19, 23:12), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së...

19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 279  raste të reja me koronavirus.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria...

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Republika e Kosovës i njeh certifikatat digjitale COVID -19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit...

Mjekët në Suharekë s’dijnë si të veprojnë me qytetarët që u skadoi afati për marrjen e dozës së dytë të vaksinës

Janë bërë gati dy muaj prej që L.B nga Suhareka i ka kaluar termini për marrjen e dozës së dytë. Kjo për shkak të problemeve...

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëv

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëve, Gjykata merr vendim për të Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar...

Fluksi në pikat kufitare, pritje vetëm në Vërmicë

Pas orës 22:00, me përjashtim të Vërmicës, nuk ka kolona të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare në Kosovë. Pritjet për të hyrë në Vërmicë...

Në Spitalin e Prizrenit, 87 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 87 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, raporton PrizrenPress Njoftimi...

Muharremaj vendos që veturën zyrtare mos ta përdorë për fushatë zgjedhore

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vendosur që automjetin zyrtar mos ta përdor më pas përfundimit të orarit të punës. Ndonëse i takon me kompetencë...

Totaj: Fitorja jonë do t’i jap fund keqqeverisjes së Haskukës

  Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot disa aktivitete parazgjedhore. Ai ka vizituar Ansamblin "Lidhja e Prizrenit", disa hotele si...

Vetëvendosje, LDK-së në Prizren: E keni humbur logjikën bashkë me besimin e qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren thotë se LDK-ja në këtë qytet, dje shpifi rreth “keqpërdorimit të buxhetit të Komunës” . Sipas  LVV-sw, LDK-ja përmes reagimit shpërfaqi...

Usyk para meçit të madh të së shtunës: As që po mendoj për Joshuan

Oleksandr Usyk do të përballet me Anthony Joshuan për titujt e botës në kategorinë e rëndë të shtunën në Londër, por sfiduesi ukrainas pretendon...

12 të vdekur dhe 410 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

12 persona kanë vdekur dhe 410 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton MSH. Ndërkohë, 1 mijë...

Lajmet e Fundit