13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Prizren: Vdiq piktori i shquar, Zef Toçi

Ka vdekur piktori i njohur shqiptar, Zef Toçi. Lajmin për vdekjen e artistit të shquar e kanë dhënë familjarë të tij, nëpërmjet një njoftimi të martën vonë.

Ai ishte 80 vjeçar. Zef Toçi u bë emër si një prej figurave më unike të artit në Kosovë, pjesëtar i gjeneratës që fuqizuan artin akademik në këto anë.

Ishin maestrot Muslim Mulliqi e Gjelosh Gjokaj të parët që identifikuan talentin e tij të jashtëzakonshëm në Shkollën e Lartë Pedagogjike kur ai ishte nxënës i gjeneratës së parë.

Zef Toçi u diplomua për pikturë në Akademinë e Arteve në Bruksel më 1972 në klasën e prof. Georgina Iserbut. Po atë vit u shpall Student i Vitit dhe u dekorua me medalje nga Mbretëria Belge. Emri i tij u shënua në këtë Akademi. Vazhdoi studimet postdiplomike në Akademinë e Arteve në Beograd ku diplomoi më 1981 në klasën e prof. Zoran Petroviqit.

Qysh herët krijimtaria e tij u pa jashtë vendit. Pas dy ekspozitave në Prizren, më 1966 dhe më 1967, në vitin 1968 ekspozoi në Galerinë e Arteve në Bruksel. Po atë vit, hapi ekspozitë në Qendrën e Kulturës në Prizren, më 1969 në Beograd, më 1971 në Qendrën e Kulturës në Mol të Sllovenisë, në Opati të Kroacisë më 1972, kur ekspozoi sërish në Bruksel, më pas asokohe në Teatrin Popullor Krahinor (1974), në Beograd më 1976 sikurse edhe në Prizren e Prishtinë.

Më 1999 hapi ekspozitë në Prizren e tek më 2010 u hap ekspozita e tij personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. U ekspozuan 40 vepra, një përzgjedhje prej opusit të tij të gjerë prej mbi një mijë, e të cilat, jo pak, gjenden në galeri e koleksione jashtë vendit.

“Unë e di se piktura është përkushtim dhe jam i kënaqur me atë që kam bërë”, do të thoshte Toçi në një intervistë vite më parë.

Maestro Toçi dallohej për stilin surrealist të shprehjes së tij artistike. Jetoi e punoi në Prizren ku kishte atelieun e tij të veçantë në “Shadërvan”.

Varrimi i Zef Toçit do të bëhet sot në orën 13:00, në Varrezat e Prizrenit.

Më Shumë

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje. Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka...

Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, me fillim të...

Lajmet e Fundit