9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Ministrja Dumoshi: Projektet të trajtohen me prioritet

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësministrin Yll Rugova, kanë mbajtur takim pune me drejtorët e Departamenteve të MKRS-së, me të cilët ka diskutuar për planet dhe punët që priten të realizohen këtë vit si dhe për propozimin që është dhënë nga Qeveria e Kosovës për një fond shtesë për MKRS-në, gjithnjë duke konsideruar rrethanat aktuale respektivisht gjendjen emergjente. Ne këtë kuadër, u diskutua për funksionimin me staf te reduktuar ne ministri dhe institucione.

Ministrja Dumoshi ka kërkuar që te vazhdohet me përmbushjen e obligimeve, duke realizuar kështu obligimet buxhetore të vitit 2019 si dhe angazhim maksimal për projektet kapitale në fushën e kulturës, rinise, sportit dhe trashëgimisë kulturore, që ato të trajtohen sipas prioriteteve dhe të njëjtat të finalizohen dhe procedohen pa vonesa.

Ministrja Dumoshi theksoi se secili projekt që kërkon mbështetje nga MKRS duhet të analizohet me kujdes pasi që kemi një numër të madh të organizatave dhe individëve të cilët implementojnë projekte të cilat i përfitojnë përmes thirrjeve publike të ministrisë, derisa ne fushën e sportit, sipas legjislacionit, do të nënshkruhen memorandumet me federatat sportive.

“Do të kujdesemi dhe angazhohemi që organizatat kulturore e sportive të kenë mbështetje edhe në këtë vit të vështirë që do ta kemi përpara”, u shpreh mes tjerash ministrja. Ajo theksoj se pas marrjes së vendimit për ndarjen e fondit emergjent për MKRS-në, do të themelohet grupi punues, ne përbërje të të cilit do të ketë edhe njohës të fushave përkatëse. Grupi do të përcaktojë kriteret për mënyrën e mbështetjes që mund t’i ofrohen organizatave dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lajmet e Fundit