11.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Miti i gurit

Enver Sulaj

Kush tha se njeriu është më i fortë se guri
Le të dalë në shi t’i shohë plasaritjet e shkëmbit

Kush tha se gjethet bien në vjeshtë
Le t’i shohë trungjet e kalbura skaj lumit

Para meje shtrihet pafund deti i egërsuar
Marinarët e dëshpëruar struken nën çatinë e zhgënjimit

Si fëmijë po luaj me rërën skaj lumit
Grimcat më djegin në sy

Nuk e di a jam verbuar
Apo drita e hënës u fsheh nga shtrigat

Shtator 2019

Më Shumë

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë kanë përfunduar dhe sipas tij, mazhoranca nuk e ka...

Lajmet e Fundit