17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

(Mos)kënaqësia e qytetarëve për punën e Legjislativit të Prizrenit

10846766_1603322486562608_1204497398_nQendra për Promovim Demokratizim dhe Integrim, ka publikuar rezultatin e anketës me qytetarë për punën e Legjislativit të Komunës së Prizrenit. Në këtë anketë janë intervistuar 400 qytetarë në vendbanimin urban dhe rural.

Drejtori i QPDI-së, Qazim Thaçi tha se anketa është realizuar me qytetarë të moshës mbi 25 vjeçare.

“Janë anketuar 261 meshkuj dhe 139 femra. Prej tyre 381 të anketuar kanë qenë në vendbanimet urbane kurse 19 anketues në vendbanimin rural”,tha Thaçi.

Në këtë anketë qytetarët kanë shprehur vlerësimet e tyre për (mos)punën e Legjislativit të Prizrenit. Në pyetjen se sa janë të kënaqur me punën e Kuvendit Komunal, 57 të anketuar kanë deklaruar se nuk janë aspak të kënaqur, 140 pak, 102 mesatarisht dhe 101 kanë deklaruar se janë shumë të kënaqur.

Ndërkaq, në pyetjen se sa janë të kënaqur me punën e këshilltarëve komunal, 91 anketues janë shprehur se nuk janë të kënaqur aspek, 122 pak, 95 mesatarisht, kurse 92 anketues kanë deklaruar se janë shumë të kënaqur.

Në këtë anketë 251 anketues kanë deklaruar se janë të kënaqur me punën e Kryesuesit të Asamblesë Komunale, kurse 149 kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prizren, Kujtim Gashi është shprehur i kënaqur me rezultatin e anketës.

“Përgjithësisht mendoj se kjo anketë është e mirë edhe pse ka vend për plotësime”, tha Gashi.

Ndërkaq, këshilltarët e VV-së, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi kanë shperhur vrenjtet e tyre rreth rezultatin e anketës. Rexhaj e Abrashi kanë kërkuar që në të ardhmen të ndryshohet metodologjia e realizimit të anketës me qytetarë.

Edhe përfaqësuesi i shoqërisë civile, Bashkim Gashi, kërkoi nga drejtuesit e QPDI, që anketat e tjera të realizohen me një metodologji me të mirë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Lajmet e Fundit