23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Sonte nis festivali “Kënga Magjike”

Kenga Magjike-logoSonte starton nata e parë e edicionit të 16-të të festivalit “Kënga Magjike” në televizionin Klan. Si çdo vit, festivali do të zhvillohet në skenën e Pallatit të Kongreseve, në datat 11, 12 dhe 13 dhjetor. Edhe këtë vit skenariste do të jetë Dalina Buzi dhe skenografia do ti besohet skenografit të Sanremo, Gaetano Castelli.

Përsa i përket prezantimit, këtë vit Arditi në skenë nuk do të shoqërohet as nga ndonjë bukuroshe e huaj, as nga ndonjë yll i skenave shqiptare. Do të jenë pesë djem e vajza që do të shoqërojnë Arditin gjatë prezantimit, prezantues të Mad TV. Skenaristja Dalina Buzi ka thënë për Anabel.al se këta djem e vajza nuk do t’i përmbahen me përpikmëri një teksti, por do të sjellin lirshmërinë dhe energjinë e tyre rinore që i ka bërë aq të dashur në ekranin e Mad TV.

Më Shumë

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Lajmet e Fundit