‘Birdman’ me më së shumti nominime për ‘Golden Globe’

Golden Globe-logoNominimet për çmimet prestigjioze artistike “Golden Globe”, i ka dominuar filmi i veçantë për botën e show-biznesit, “Birdman”, me shtatë nominime gjithsej.

Drama “Boyhood” dhe filmi biografik “The Imitation Game” kanë pranuar nga pesë nominime secili, e do të garojnë me filmin “Selma” me katër nominime, aq sa patën edhe “The Theory of Everything”, “Gone Girl” dhe “The Grand Budapest Hotel”.

Në kategorinë e aktores më të mirë, garojnë Jennifer Aniston, Felicity Jones, Julianne Moore, Rosamund Pike dhe Reese Witherspoon. Kategoria e aktorit më të mirë është një garë midis Steve Carell, Oyelowo, Benedict Cumberbatch, Jake Gyllenhaal dhe Eddie Redmayne.

E vetmja regjisore femër që garon për çmimin e regjisores më të mirë është Ana DuVernay, e cila është në garë me Wes Anderson, David Fincher, Alejandro Gonzalez Inarritu dhe Richard Linklater.

Çmimet e 72-ta të Golden Globes do të ndahen më 11 janar, duke hapur kështu edhe të ashtuquajturin sezoni i çmimeve hollivudiane.

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit