23.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Muharremaj: Pas nëntorit unë do të jem kryetar i Suharekës

Bali Muharremi AAKKandidati i AAK-së, Bali Muharremaj është i sigurt se në nëntor do të bëhet kryetar i Suharekës. Ai tha se garanci e fitores do të jetë puna që ka bërë për qytetarët e kësaj komune. ”Nuk kam hyrë rastësisht në këtë garë. Jam qind për qind i sigurt se do të fitoj zgjedhjet me 3 nëntor të këtij viti, sepse çdo herë kam qenë afër qytetarëve”, tha Muharremaj për “PrizrenPress”.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dje ka nominuar Bali Muharremajn për kryetar të Suharekës. Haradinaj është shprehur i bindur se Muharremaj do të ketë përkrahjen e qytetarëve.

Kandidati Muharremaj tha se ka shumë përkrahje të qytetarëve të cilët në nëntor do të zgjedhin kryetar të Suharekës. “Kam shumë përkrahje të qytetarëve, sepse çdo herë kam qenë afër problemeve të tyre”, shprehet Muharremaj

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, pas marrëjes së mandatit ka hapër një zyrë për qytetarët. Sipas tij, në atë zyrë është informuar drejtpërdrejt me problemet e qytetarëve. “Kur e kam hapur atë zyrë është bërë shumë zhurmë nga partitë e tjera. Por ajo zyrë është dëshmuar se nuk ka qenë e Bali Buharremajt , por e qytetarëve”, shprehet ai.

Muharremaj tregon se në javë në zyrë ka pritur deri 40 qytetarë me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat janë ballafaquar.” Si deputet kam treguar se jam në shërbim të qytetarëve. I kam takuar dhe trajtuar problemet e tyre”, tha Muharremaj. Ai tregoi se si deputet i Parlamentit të Kosovës nuk ka fshat që nuk e ka vizituar për të shikuar problemet e qytetarëve të komunës së Suharekës.”Nuk ka fshat që nuk e kam vizituar. Jam mirëpritur nga të gjithë banorët e këtyre fshatrave”, tregon Muharremaj për “PrizrenPress”

Ai tha se në zgjedhjet e nëntorit do të garojë me një program, që do të përmban katër pika kryesore.”Shtylla e parë do të jetë zhvillimi ekonomik, pastaj arsimi, shëndetësia, ambienti dhe kultura”, tregon Muharremaj.

Ai lavdëron edhe punën e kryetarit aktual, Blerim Kucit që ka bërë si kryetar në Suharekë. “ Edhe unë kam qenë pjesë e Kucit. Prandaj, ky sukses i arritur sigurisht që do të shpërblehet nga qytetarët”.

Kandidati i AAK-së, Muharremaj nuk frikësohet nga kundërkandidatët e tjerë që do të garojnë për kryetar të Suharekës. Ai thotë se ka besim në përkrahjen që do të marrë nga qytetarët. “ Besimin tim e mbështes tek qytetarët dhe punën time”,tha Muharremaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Presidenti Begaj sot viziton Prizrenin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, do të jetë për vizitë në Komunën...

Totaj dëgjon kërkesat e banorëve të Hasit për buxhetin e vitit 2023

Komuna e Prizrenit ka nisur dje dëgjimet publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të vitit 2023 Nën organizim të drejtorisë për Ekonomi dhe Financa,...

Lajmet e Fundit