8.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Akreditohen 12 programe të doktoratës në UP

UP-logoAgjencia Kosovare e Akreditimit ka akredituar 12 programe të doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Sipas Raportit të Agjencisë, ky Universitet ka ende mungesë të laboratorëve, stafit dhe kurrikulën për të organizuar studimet e doktoratës. Kështu në disa fakultete nuk janë akredituar programet e doktoratës.

Këtë vit, Agjencia e Akreditimit nuk ka akredituar dy programe në Fakultetin Filozofik, programin Politika në master dhe Shkencat Politike në doktoratë.

Prorektori për Zhvillimin e Cilësisë në Universitetin e Prishtinës, Agron Bajraktari, thotë për Radio Kosovën, se fakultetet kanë bërë përgatitjet dhe vërejtjet që janë bërë nga ekspertët mund të plotësohen.

“Janë edhe disa programe që kanë qenë të akredituara dhe nuk janë riakredituar këtë vit. Ne i kemi bërë përgatitjet tona, por ekspertët e agjencisë kanë thënë se duhet të bëhen edhe disa ndryshime. Menaxhmenti do të fillojë ta përgatisë raportin e vetëvlerësimit që ta dorëzojë në Agjencinë e Akreditimit, që sa më shpejt ta bëjmë akreditimin e këtyre dy programeve. Vërejtjet sa iu përket këtyre dy programeve nuk janë serioze e as të pakapërcyeshme. Do t’i përmbushim kërkesat”, tha Bajraktari.

Ndërkohë, Bajraktari e quan sukses të madh për Universitetin akreditimin e 12 programeve të tjera të doktoratës. Gjithashtu, ai thotë se janë akredituar 25 programe të reja në të gjitha nivelet e studimit,shkruan RTK

“Janë akredituar shtatë programe të reja bachelor, gjashtë programe të reja master dhe 12 programe të reja doktorate. Kemi më shumë se asnjëherë më parë programe të reja të akredituara. Kemi marrë akreditim për 25 programe të reja në të gjitha nivelet e studimit. Janë akredituar 12 programe të doktoratës. Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore janë akredituar dy programe doktorate, në Filologji tri programe, në Mjekësi katër programe e në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike tri programe”, tha Bajraktari.

Në procesin e akreditimit dhe ri-akreditimit të programeve studimore për periudhën 2012-13, Universiteti i Prishtinës ka aplikuar me 114 programe të studimit në të tri nivelet: bachelor, master dhe doktoratë. Prorektori për Zhvillimin e Cilësisë në Universitetin e Prishtinës, Agron Bajraktari, theksoi se nganjëherë dëshira që pranë njësive të ketë më shumë programe është më e madhe sesa kushtet që i ka universiteti.

Më Shumë

Gjykata e Prizrenit rivendos sërish paraburgim: 30 ditë për 9 të dyshuar për manipulim votash

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur...

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Humbja e thellë në start të sezonit pranveror të Ligës së Parë, i ka kushtuar rëndë trajnerit të Lirisë, Liridon Leci. KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/1430800188460424 Tëvë 1 mëson...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit