-0.7 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Mungon gjyqtarja, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Për shkak të mungesës së gjykatëses Raime Elezi, të martën, ka dështuar të mbahet shqyrtimi i dytë për rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Avdulla Gashi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lidhur me mungesën e gjykatëses Elezi, gjykatësja Shpresa Emra, tha se e njëjta gjendet zyrtarisht në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Emra gjithashtu ka konstatuar edhe mungesën e përfaqësuesit të komunës, i cili sipas saj ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, por mungesën nuk e ka arsyetuar.

Shqyrtimi i dytë për këtë rast pritet të mbahet më 23 dhjetor  2019, në ora 09:00.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 22 gusht 2019, Avdulla Gashi akuzohet se më 3 tetor 2017, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për Ujërat e Kosovës, dhe udhëzimin administrativ, nr. 04/2016 për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të rrjedhave dhe akumulacioneve, dhe pa fakte konstaton në procesverbal se investitori Hashim Kryeziu ka respektuar pikat kadastrale.

Sipas aktakuzës, thuhet se në bazë të këtij konstatimi në procesverbal, investitorit Hashim Kryeziu, i është mundësuar ndërtimi i objektit B+P+2, në parcelën shoqërore “Ujërat” në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke uzurpuar një sipërfaqe rreth 155 m2, të pasurisë shoqërore.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për OJQ-të për ndërtimin e qendrës komunitare me kuzhinë popullore

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale...

Prokuroria në Prizren ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje dhe ngrit 17 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person për dhunë në familje dhe ka ngritur 17  aktakuza kundër 23 personave për një sërë veprash...

Lajmet e Fundit