14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Muzikë jazz, nga Bostoni në Prishtinë

Attraction-jazzmusicErvin Dhimo që jeton në Boston të SHBA-ve me bendin e tij ka performuar në kuadër të festivalit “Prishtina Jazz Festival”. Ai ka thënë se emocionet e këtushme janë shumë të ngrohta, dhe, sipas tij ai me dëshirë do të vinte edhe në edicionet e tjera të këtij festivali.

Bassisti i njohur shqiptar, Ervin Dhimo bashkë me anëtarët e tij të grupit “Attraction”, Steve Hunt dhe Vancil Cooper, kanë performuar në natën e parafundit në “Prishtina Jazz Festival”, që po mbahet tash e sa mbrëmje në Teatrin “Oda”, në Prishtinë.
Para publikut të shumtë grupi “Attraction”, ka performuar pjesë origjinale të kompozuar nga vetë bassisti, Ervin Dhimo dhe pianisti, Steve Hunt i cili ekzektonte vepra të ndryshme të jazz-it në sint dhe piano, dhe po ashtu disa vepra nga grupi i famshëm muzikor “The Beatles”.

Bassisti Ervin Dhimo, ka theksuar për “KultPlus” se performanca e tij në edicionin e nëntë të “Prishtina Jazz Festival”, shënon ardhjen e tij të parë në Kosovë.

“Është një kënaqësi shumë e madhe, publiku në këtë mbrëmje ka qenë tejet i ngrohtë”, ka thënë Dhimo, i cili i është referuar edhe mbrëmjes paraprake të mbajtur në Prizren, ku kishte marrë emocione të veçanta.

Mirëpo, instrumentisti shqiptarë që ka marrë mundin nga Amerika të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë, nuk i ka kaluar ditët me shëtitje. Ai është angazhuar në aktivitete e në shkolla të ndryshme të Kosovës, duke ofruar muzikën të cilën edhe e zotëron.

“Me shumë dëshirë do të dëshiroja të isha pjesëmarrës edhe në shumë edicione të tjera të këtij festivali”, ka thënë ai.
Kurse, Drita Dhimo e ëma e Ervin Dhimos, e cila së bashku me burrin e saj ishin të pranishëm në këtë mbrëmje për ta përcjellë performancën e djalit të tyre dhe të shokëve të tij, dha një mesazh se muzika jazz është muzikë e mendimit të lirë.

“Performanca e natës së sotme m’u duk e shkëlqyer. Një performancë të tillë nga ky grup, kam pasur rastin ta dëgjoj edhe mbrëmë në Prizren. Po ashtu edhe në festivalin kushtuar jazz-it në Tiranë, kanë qenë të mahnitshëm”, ka thënë ajo, duke zbuluar edhe një detaj për këtë grup, se kudo që performon, ofron program të ndryshëm dedikuar muzikës jazz.

Përndryshe, bassisti shqiptar i cili jeton në Boston të SHBA-së, Ervin Dhimo është lindur në Tiranë, në vitin 1972. Ai në vitin 1998 u diplomua nga Ervin Nakas Konservatorin dhe mori një bursë nga Berklee College of Music në Boston, të qytetit Massachusetts të SHBA-së. Pas kësaj bassisti Dhimo pati influencë të madhe në zonën e New England ku më pas ka performuar së bashku me muzikantë e tjerë të talentuar të muzikës jazz siç janë: Bruce Bartlett, Steve Hunt, Bob Gulloti, Herman Jonhson, Pat Loomis, Frank Willkins, Luani Genovese, Steve Langone, Hudgins dhe shumë të tjerë.

Festivali kushtuar muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” sonte, duke filluar nga ora 21:00, me performancën e Visar Kuqit, së bashku me trion e tij të titulluar “Jazzkos”.

Më Shumë

Ekrem Kastrati vendos buqetë lulesh pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Indrit Cara

Një delegacion i kryetarëve të komunave të Kosovës, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, po qëndrojnë për vizitë punë në...

Superliga në basketboll: Proton Cable Prizreni i shkon Trepçës

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sonte me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të, ku do të përballen Istogu-Peja dhe Trepça-Proton Cable...

Lajmet e Fundit