11.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

Mytaher Haskuka merr mbështetjen e Albulena Balaj-Halimaj për balotazh

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje Mytaher Haskuka ka marrë mbështetjen e ish-zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimaj për garën e balotazhit më 14 nëntor.
Haskuka, i cili është njëherësh kryetari aktual, ka thënë se reformat e nisura në komunën e Prizrenit do të vazhdojnë dhe se nuk do të ketë kthim prapa.

Ndryshe, ish-zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj së fundmi ka reaguar kundër partisë së saj, Nisma. Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se Nisma nuk do duhej ta përkrahë kandidatin për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Postimi

E falënderoj Albulena Balaj – Halimaj, për mbështetjen e sinqertë në balotazhin e 14 nëntorit. Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato.
Albulenë, respekt për guximin, sinqeritetin dhe parimet tuaja!

Më Shumë

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj, për klasën e parë, të gjashtë dhe dhjetë . Konkurs Të dashur prindër dhe fëmijë,...

Nën ndikimin e alkoolit, Olta Gixhari puth në buzë Deamishelin dhe e quan Luizin “gomar”

Të martën, aktores Olta Gixhari i është dhënë mundësia që të qëndrojë në suitë dhe të kërkojë një person për ta shoqëruar. Ajo zgjodhi Deamishelin,...

Lajmet e Fundit