7.7 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Mytaher Haskuka për aktakuzat ndaj zyrtarëve të Prizrenit: Të gjitha janë politike

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh dhe kandidat për një mandat të dytë nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka ka folur në lidhje me aktakuzat të cilat janë ngritur ndaj një numri të madh të zyrtarëve të komunal gjatë udhëheqjes së tij.

Ai në emisionin CONTEXT në ATV, ka thënë se të gjitha aktakuzat janë politike, duke përmendur rastin e drejtoreshës së arsimit e cila akuzohet se nuk ka deklaruar pasurinë.

“Ata që kanë qenë në aktakuza janë të gjitha politike, drejtoresha e arsimit është në aktakuze sepse nuk ka deklaruar pasurinë në thonjëza, këtë e them sepse ajo e ka dërguar e-mail’in me kohë”, tha ai.

I pyetur nëse janë politike të gjitha aktakuzat edhe ndaj drejtorëve të tjerë si ai i financave, shërbimeve publike, i inspektoratit, i kadastrit, Haskuka është përgjigjur prerë.

“Krejt aktakuzat janë politike”, ka thënë ai. /ATVLIVE/

Më Shumë

Kujtohet Komandant Malisheva në 25-vjetorin e rënies

Me një akademi përkujtimore, në Malishevë u shënua 25-vjetori i rënies së dëshmorit Agim Milaim Elshani – Komandant Malisheva. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen...

Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

Viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Masakra e Suharekës e 26 marsit...

Lajmet e Fundit