11.9 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Nait Hasani: Kryeparlamentari i takon PDK-së ose shkohet në zgjedhje

Nait HasaniLDK-AAK-NISMA janë bërë bashkë për të ruajtur kredibilitetin e humbësve. Zgjedhjet kanë nxjerrë PDK’në fituese përballë të gjitha partive tjera. Partisë fituese i takon Kryeparlamentari në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe përsëri do të fitojmë. Deputeti i PDK’së, Nait Hasani, flet për Express.

Express: Partitë opozitare janë duke negociuar marrëveshje për qeverisje përmes një koalicioni paszgjedhor. Si e shihni zgjidhjen e këtij problemi që është krijuar?

N. Hasani: KQZ ka njohur partitë fituese dhe ato që nuk kanë fituar. Kushtetuta e Republikës së Kosovës qartëson pozicionin e secilës parti, edhe juristët, edhe ata që e kanë shkruar Kushtetutën dhe për ata që e kanë miratuar Kushtetutën, është Gjykata Kushtetuese që e interpreton. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një interpretim se kush është parti fituese e zgjedhjeve. Nuk i njeh koalicionet paszgjedhore.

Express: Si e shihni pozicionimin e të gjitha partive politike kundër PDK’së?

N. Hasani: Nga humbjet e vazhdueshme, tash, e kanë gjetur një moment dhe janë bashkuar humbësit për të krijuar një mundësi për fitore. Gjithë udhëheqësit që kanë pësuar humbje të vazhdueshme për 15 vjet, tani, ata e shohin këtë mundësi për të ruajtur kredibilitetin e tyre. Ky kredibilitet i tyre është kredibilitet i humbësit. Prandaj, PDK në sfidën e vet që e ka, ajo është fituese. Pa marrë parasysh rezultatet dhe format që do të dalin në Parlament, PDK është fituese e zgjedhjeve.

Express: Më herët keni thënë se nuk bën të ndërtohet një koalicion mes dy partive të mëdha. Me kë duhet të bëjë koalicion PDK’ja?

N. Hasani: PDK është e hapur për të gjitha partitë që ia donë të mirën Kosovës. Kush është për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, PDK, është për të bërë koalicion me ta.

Express: Dikush po e sheh zgjidhjen e këtij ngërçi politik te zgjedhjet e jashtëzakonshme?

N. Hasani: PDK është e gatshme çdoherë për të shkuar në zgjedhje. Ka fituar kundër të gjithë atyre, përkundër rezultatit, përkundër pushtetit që ka pasur për tetë vjet, PDK ka fituar zgjedhjet që është sukses i jashtëzakonshëm në demokracinë parlamentare. PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje sa herë të do opozita dhe përsëri do t’i fitojmë zgjedhjet. Është e gatshme edhe për zgjedhje të reja për shtator.

Express: Pas këtyre rrethanave politike, sa është e mundshme që PDK të mbetet në opozitë?

N. Hasani: Nuk besoj se PDK do të mbetet pjesë e opozitës sepse i ka fituar zgjedhjet.

Express: Megjithëkëtë, partitë opozitare kanë thënë se do ta kenë edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit?

N. Hasani: Kushtetua e thotë qartë se partia fituese e ka të drejtën për të propozuar Kryetarin e Kuvendit . Prandaj, Kryetari i Kuvendit i takon PDK’së dhe të gjitha lojërat tjera bëhen për manipulime politike. Nëse nuk zgjidhet Kryetari i Kuvendit, atëherë, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Me Kushtetutë është e përcaktuar se kjo pozitë i takon partisë fituese dhe votimi është formal. Nëse është votim formal nuk ka mundësi të propozohen kandidatë të partive tjera vetëm nëse ka marrëveshje politike, ndryshe.

Më Shumë

Sanohet në kohë rekord defekti i gypit në afërsi të objektit të KRU-së në Shatërvan

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit, i cili ndodhi në afërsi të objektit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Shatërvan të Prizrenit,...

Dy rrugë në qendrën e Malishevës bllokohen për dy ditë – Shkak, ndërtimi i sheshit dhe parkingut nëntokësor

Komuna e Malishevës ka njoftuar për një bllokim të përkohshëm të dy rrugëve kryesore në qendër të qytetit, për shkak të punimeve në projektin...

Sonte

Lajmet e Fundit