-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Nait Hasani: Marrëveshja për presidentin, mund të bëhet!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha sot se presidenti duhet të zgjedhet me votën e popullit.

Ai në një prononcim për Gazetën Blic, ka thënë se kjo mund të ndodhë, vetëm nëse partitë politike ulen dhe arrijnë një marrëveshje.

“Çdo gjë është e mundshme. Por nëse arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë duhet të ndërrohet kushtetuta dhe të zgjedhet presidenti nga populli. Nëse jo, presidenti do të zgjedhet nga Kuvendi, ashtu si është në kushtetutë”, ka deklaruar Hasani.

Megjithëkëtë, ai nuk ka dhanë një përgjigje se a mund të mos zgjedhet Thaçi për president, përkundrazi, është shprehur skeptik lidhur me arritjen e një marrëveshjeje të tillë, ndonëse siç është shprehur tutje, ai ka thënë se me marrëveshjemund të bëhen të gjitha.

Ndryshe, lideri i AAK-së, deklaroi sot se Presidenti i ardhshëm i vendit duhet të zgjedhet direct nga qytetarët dhe se një marrëveshje e tillë politike, sipas tij, duhet të arrihet deri më 17 shkurt.

Për dallim nga kjo, Kryeministri i Kosovës e ka garantuar disa herë Hashim Thaçin për marrjen e postit të të parit të shtetit, respektivisht zbatimin e marrëveshjes në plotni, të koalicionit qeverisës PDK-LDK. /GazetaBlic.com

Më Shumë

Xhulio Mehmeti largohet nga Liria

Liria ka njoftuar sot largimin e futbollistit Xhulio Mehmeti nga skuadra, raporton PrizrenPress. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe profesionalizmin që ai ka treguar...

U promovuan katër libra të publicistit Fahri Musliu

Katër libra dokumentaro-publicistikë të gazetarit dhe publicistit Fahri Musliu u promovuan sot në Prizren. Librat sjellin  në fokus tema historike, politike dhe shoqërore që lidhen...

Lajmet e Fundit